E shtunë, 17 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedia në Roskovec, flet djali i çiftit Rrapaj: Babai ishte tip konfliktual, u grindëm për plehun e patateve 10 ditë më parë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në fshatin Kuman të Roskovecit, ku Shefit Rrapaj, 80 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai ka vrarë edhe veten.

Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj ka deklaruar në polici se në momentin e ngjarjes ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt që është verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë.

Reklamë

Në dëshminë e tij, ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe se zënka e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë, për një çështje banale në lidhje me plehërimin e patateve në oborrin e banesës. Konflikti kishte përfunduar deri në Komisariatin e Roskovecit, ndërsa, sipas tij, nëna i dilte gjithmonë në krah.

Pas kthimit nga Fieri, djali ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Fillimisht ka njoftuar një kushëri dhe më pas policinë.

Reklamë

Hetimet paraprake tregojnë se arma e përdorur në krim është e tipit të vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur që prej vitit 1997, pasi është gjetur me dhe.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë