Subscribe

Bilanc tragjik nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Parisin mëngjesin e kësaj të shtune në katin e parë të një pallati.

 

Të paktën tre persona kanë humbur jetën,  36 të tjerë kanë mbetur të plagosur, prej tyre 12 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

 

Ministri i Brendshëm njoftoi se dy prej viktimave janë zjarrfikës.

 

 

 

Shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise, duke shkaktuar panik në zonë.

 

Banorët e ndërtesës dolën të tmerruar në rrugë duke iu trembur një sulmi të mundshëm  terrorist.

 

Sipas hetimeve të para  shkaqet e zjarrit janë rrjedhja e gazit në një furrë buke e cila nuk ishte hapur në kohën e shpërthimit.

 

 

 

Makinat u shkatërruan ndërsa banesat përreth u dëmtuan nga eksplozioni.

 

Në vendngjarje shkuan kryeministri Eduar Filip dhe kryetari I bashkisë së parisit. Ndërkohë, mbi 200 zjarrfikës dhe 2 helikopterë  morën pjesë në operacion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *