Maqedonia e Veriut është e tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur në spitalin COVID të Tetovës dhe solidarizimi i Shqipërisë me të nuk ka munguar.

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shprehu pikëllimin për jetët e humbura nga shpërthimi.

 

“Thellësisht të pikëlluar nga tragjedia në spitalin COVID të Tetovës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve e mbarë komunitetit shqiptar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë, tragjedia juaj është tragjedia jonë”, u shpreh Olta Xhaçka në rrjetet sociale.

 

Deri tani nga autoritetet shëndetësore në Tetovë është konfirmuar për 14 jetë të humbura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *