E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut! Rama shpreh ngushëllimet: Jam pa fjalë, lutem që të lënduarit të shërohen

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut ku mbetën të vdekur të paktën 50 persona.

Rama:

Reklamë

Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë