Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar pas sulmit me dy viktima dhe dhjetëra të plagosur në Magdeburg të Gjermanisë.
Përmes një reagimi në platformën X, Rama dënon sulmin dhe thekson se vendi ynë qëndron në solidaritet me Gjermaninë.
Edi Rama: Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Truly horrified by the terrorist attack in Magdeburg, claiming innocent lives and injuring many during the Christmas Market festivities. Albania strongly condemns this barbaric act and stands in solidarity with Germany in this painful moment. Together, we remain united against…
— Edi Rama (@ediramaal) December 20, 2024
Të paktën dy persona janë vrarë dhe mbi 68 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së një makine në turmën e një tregu Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg.
Agjencia e lajmeve dpa ka thënë se shoferi i makinës është arrestuar.
Burimet brenda sigurisë i kanë thënë kësaj agjencise se burri i arrestuar nuk ka qenë në radarin e institucioneve për zbatim të ligjit, dhe as nuk është njohur si islamist.
Sipas gjetjeve fillestare, burri dyshohet se është rreth moshës 50-vjeçare dhe është nga Arabia Saudite.
Zëdhënësi i qytezës Magdeburg, Michael Reif, që gjendet rreth 150 kilometra në jugperëndim të Berlinit, ka thënë se incidenti duket se ka qenë i qëllimshëm.
“Vlerësimi fillestar është që ka pasur sulm në tregun e Krishtlindjes”, ka thënë Reif për median gjermane MDR.
“Janë disa viktima. Brigada e zjarrit dhe policia janë në skenën dhe po trajtojnë të plagosurit”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se raportimet sinjalizojnë se diçka e keqe ka ndodhur, dhe ka thënë se bashkëndjen me familjarët e viktimave.
Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimshëm drejt turmës së njerëzve./vizionplus.tv





