Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu, dyshohet të jenë tre personat nga e njëjta familje që u futën për t’u larë në liqenin e hidrocentralit të Banjës në Gramsh dhe nuk mundën të dalin më. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

 

Katër trupat ende nuk janë nxjerrë nga uji, ndërsa polumbarët e RENEA-s kanë vijuar kërkimet prej rreth një ore.

 

Ende nuk janë përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *