Flamuri shqiptar është ulur sot në gjysmështizë në nderim të gjithë personave që humbën jetën nga përplasja e dy trenave në Larisa, të Greqisë.

 

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai e cili e lajmëroi pak ditë më parë që e diela do të jetë ditë zie për vendin tonë.

 

Tragjedia në Larisa shkaktoi 57 viktima, mes tyre 4 shqiptarë.

 

Kujtojmë se protesta të shumta janë mbajtur pas aksidentit të dy trenave në qytetet kryesore greke ku shprehet revolta për jetët e humbura dhe kërkohet siguri në transportin hekurudhor në vend.

 

Përplasja e dy trenave me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh është më i rëndi që ka ndodhur në historinë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *