E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tragjedia në Larisa, Meta: Qëndrojmë përkrah me popullin grek

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit në Larisa të Greqisë. Ai shkruan se solidarizohet me popullin grek dhe iu bashkohet në lutjet për të plagosurit.

 

“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!

 

Reklamë

Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve!

 

Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek”, deklaron Meta.

 

Shumë zyrtarë të lartë kanë shprehur ngushëllime dhe solidarizimin me shtetin fqinj. Numri i viktimave ka arritur në 36 dhe dhjetra të plagosur. Shumica prej tyre raportohet se janë studentë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë