Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar se do të zbulojë shkaqet e aksidentit të rëndë. Në një reagim në Twitter ai shkruan se detyra aktuale është të gjenden pranë persona të plagosur dhe familjarëve të viktimave. Në të njëjtën kohë ai garanton se do të qeveria e tij do të bëjë gjithçka që ngjarja të mos përsëritet.

 

 

“Detyra jonë tani është të mjekojmë të plagosurit dhe të jemi pranë tyre.

 

Nga atje, një gjë mund të garantoj: Ne do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ajo të mos ndodhë më”, deklaroi ai.

 

Nga përplasja e dy trenave ndërruan jetë të paktën 36 persona dhe dhjetra të plagosur. Në pranga është vënë komandati i stacionit të Larisës, i cili mund të kishte parandauar tragjedinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *