Aksidenti tragjik në Larisa la pas dhe shumë histori të trishta. Një ndër ato më dramatiket është rasti i dy motrave binjake 20-vjeçare dhe kushërirës së tyre më të madhe. Mediat helenase raportojnë se të afërm të familjes rrëfejnë dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

 

 

Përplasja e fortë shoqëruar me flakë bëri që një pjesë e viktimave të shpërfytyroheshin. Ky duket se është dhe pengu më i madh i familjareve të tre të rejave të ndjera. Ata shprehen se varrimi i vajzave të tyre është një tjetër problem në këto momente tragjike.

 

Nëse kjo nuk është e mundur familjet e tyre do të ndërtojnë një kishë në përkujtimin e viktimave. Në të njëjtën kohë familjarët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Ata duan që përgjegjësit e kësaj dhimbjeje që po përjetojnë të marrë dënimin e duhur.

Nga tragjedia në Larisa 57 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *