E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedia në Greqi, kush e vrau familjen shqiptare?/Autori tentoi të zhdukte kufomat

Një skenë horrori ishte ajo që ndodhi mbrëmë brenda shtëpisë së një familjeje shqiptare në zonën e Andravidës në Ilia të Greqisë, ku katër anëtarë u gjetën të masakruar.

 

Reklamë

Sipas mediave greke, kanë humbur jetën babai, nëna dhe dy fëmijët e çiftit, 3 dhe 2 vjeç.

 

Ata u gjetën të pajetë nga fëmija i madh i familjes, 12 vjeç, i cili nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja.  Ai gjeti nënën, babanë dhe dy vëllezërit të mbuluar në një pellg gjaku.

 

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e gruas, i cili dyshohet se është autori i krimit.

 

Nga ana tjetër, në fshat raportohet se autori i vrasjes mund të jetë edhe ndonjë një person tjetër me të cilin çifti ka pasur mosmarrëveshje.

 

Mediat greke shkruajnë se autori ka pasur qëllim shfarosjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij, pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë