E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tragjedia në familjen Nezha

Tragjedia ne familjen Nezha ne Tirane, ku humbi jetën nje 4-vjeçar, duket se ka ardhur nga nje pakujdesi e fëmijës. Sipas dëshmisë së mamasë së tij, pasi perdja mori flakë, 4 vjeçari u fsheh në dhomën ngjitur pa e ditur se zjarri ishte përhapur në të gjithë shtëpinë. Në panik e sipër Rabie Nezha doli me foshnjën 7 muajshe edhe me ndihmën e fqinjëve. Të shokuar banorët e pallatit thanë se zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërkohë që shërbimet e zjarrfikësve, por edhe ambulancave erdhën me vonesë. Ekspertët dyshojnë se flakët të cilat përfshinë fillimisht perden e ambientit të kuzhinës dogjën tubin e gazit duke bërë kështu dhe përhapjen e menjëhershme të zjarrit. Nga ekspertiza bombula doli se ishte e pakolauduar ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të familjes Nezha ndodhen në spital.

Më shumë video

Reklamë