E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedia në Etiopi, humbin jetën 157 persona

Kanë humbur jetën 157 persona të cilët udhëtonin me një avion të shoqërisë ajrore Ethiopian Airlines, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes mëngjesin e së dielës.

 

Sipas autoriteteve avioni që u rrëzua pranë qytetit të Bishoftut kishte në bord pasagjerë nga 33 vende të ndryshme të botës.

 

Me anë të një konference për shtyp, kompania njoftoi se avioni humbi kontaktin me Aeroportin Ndërkombëtar vetëm gjashtë minuta pasi u ngrit nga psita. Ata njoftuan se Boeing 737 ishte një avion i ri që iu dorëzua linjës ajrore në muajin nëntor të vitit të kaluar.

 

Mediat vendase bene te ditur se Boeing 737 është i njëjti model i avionit që u rrëzua tetorin e vitit të kaluar disa minuta pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e 189 pasagjerëve dhe antarëve të bordit.

Vazhdo të lexosh