E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedia në Bulqizë, banorët: Shteti të ndërhyjë për pastrimin e zonës

Tragjedia e ndodhur të shtunën në fshatin Koçaj të Fushë-Bulqizës ku humbi jetën një djalë 11 vjeç dhe u plagos rëndë motra e tij 9 vjeçe, ka sjellë edhe reagimin e banorëve të këtij fshati.

 

Reklamë

Sipas tyre një histori e ngjashme ka ndodhur në këtë fshat edhe 20 vite më parë, ku katër fëmijë po luanin kur kanë rënë në kontakt me granata, e për pasojë 2 prej tyre kanë humbur jetën.

 

Banorët kërkojnë me ngulm që Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet specialistëve të saj të kontrollojë gjithë zonën, pasi dyshohet se armatime të tilla të ketë ende, në zone.

 

Të shtunën rreth orës 16:00 të fëmijë të familjes Çupi të moshës 11 dhe 9 vjeç ranë në kontakt me një granatë e cila shpërtheu dhe i mori jetën në vend, djalit 11 vjeç si dhe plagosi motrën e tij vetëm 9 vjeçe.

 

Sakaq, mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe tre granata të pashpërthyera nga grupi hetimor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë