Tragjedia në Bolu me 76 viktima, ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të thellë me Turqinë

Përmes një reagimi në rrjetin social “X” në lidhje me tragjedinë në Bolu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë.
MEPJ i ka përcjellë ngushëllime familjeve të viktimave dhe i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarëve.
76 persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të lënduar pas zjarrit që përfshiu resortin e skive në Turqinë veriperëndimore të martën.
“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!”
Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!”, thuhet në mesazhin e MEPJ.
Heartbroken by the news of the tragic fire at the Kartalkaya ski resort in Türkiye, where many lives were lost!
In this difficult moment, Albania and its people stand in solidarity with Türkiye and extend our heartfelt condolences to the families of the victims, while wishing a…
— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) January 22, 2025
Mes viktimave besohet se ka shumë fëmijë. Autoritetet kanë identifikuar 52 nga të vdekurit, tha Ali Gerlikaya, ministri i Brendshëm i Turqisë.
“Dyzet e pesë trupa iu dorëzuan familjeve të tyre. Ne nuk mundëm (menjëherë) të identifikonim të tjerët”, tha ministri i Brendshëm turk, duke shtuar se ekipet e reagimit emergjent do të kryenin një kërkim përfundimtar për viktimat të mërkurën.
Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për zjarrin, i cili besohet se ka nisur në seksionin e restorantit të hotelit. Nëntë persona u arrestuan si pjesë e hetimit për zjarrin, tha Gerlikaya. Më herët, ministri i drejtësisë Yilmaz Tundes tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje.
Presidenti turk e shpalli të mërkurën ditë zie./vizionplus.tv




