Subscribe

Bilanc tragjik nga një aksident rrugor që ndodhi paraditen e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit.

Një mjet ku udhëtonin 5 persona në total, ka dalë nga rruga si pasoje e perplasjes me nje makine, duke rënë keshtu shume poshtë në Lumin Shkumbin.

Shërbimet e policisë Elbasan dhe zjarrfikesit arritën të nxjerrin nga makina e rënë në lum 2 persona të cilët u dërguan në spital.

Mirëpo bilanci është tepër i rëndë pasi tre persona të tjerë humbën jetën.

Dy prej tyre janë bashkeshortet Elmi dhe Elona Keqa, ndersa mrekullisht femija i tyre 10 vjeç eshte nxjerre i gjalle nga makina qe perfundoi ne lumin Shkumbin.

Dyshohet se shkak i aksidentit eshte bere shpejtesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *