E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedia/ Futbollisti shqiptar u dogj në makinë

Një futbollist shqiptar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Gjermani.

 

Reklamë

Futbollisti shqiptar është identifikuar si Amir Ademi. Ai luante për FC Kosova Regensburg.

 

Futbollisti humbi jetën në autostradën midis Abensberg dhe Arnhofen. Sipas mediave gjermane ai u dogj brenda makinës së tij. 22 vjeçari luante prej dy vjetësh në klubin e Regensburgut.

 

22-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet tip “Peugeot” ndërsa është përplasur me një Pasat. Si pasojë e aksidentit makina e futbollistit shqiptar u përfshi nga flakët duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij.

 

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë