E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedia e Selenicës, mes viktimave fëmijë dhe gra

Vlora është tronditur këtë të premte, pasi një 24 vjeçar ka vrarë me armë 8 persona, të të njëjtit fis, por nga dy familje të ndryshme.

 

Paraprakisht mësohet se mes 8 viktimave janë 4 femra dhe dy fëmijë.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në Resulaj, Selenicë, ku për motive ende të paqarta ai ka vrarë me armë zjarri persona nga dy familje te fisit Zykaj.

 

Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Vlorës, ndërsa pritet një njoftim tjetër zyrtar nga Policia, për zbardhjen e plote të kësaj tragjedie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë