E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Tragjedia e këngëtares, humb jetën në skenë duke kënduar!

Një nga këngëtaret e njohura në Francë, Barbara Weldens ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë në skenën e festivalit po ku këndonte.

 

 

Shkaku i vdekjes është i panjohur ende, por mjekët dyshojnë paraprakisht se ka pësuar një atak kardiak.

Reklamë

 

 

35-vjeçarja po performonte në një fshat të vogël të quajtur Goudron në juglindje të Francës, kur pësoi dhe komplikacionin që i mori jetën.

 

 

Këngëtarja kishte nxjerrë albumin e parë këtë vit dhe cilësohej si nga talentet e reja të muzikës pasi ka fituar edhe një çmim në këtë kategori.

 

 

Policia ndërkohë ka nisur një hetim për të zbuluar të plotë rrethanat e vdekjes, ndërsa informacionet për mediat franceze janë të kufizuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë