E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Video · Politikë

Tragjedia e Gërdecit/ SPAK rihap dosjen për Mediun

13 vjet pas shpërthimit tragjik në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rëndë rreth 200 të tjerë, SPAK ka kërkuar hetim ndaj ish-ministrit të mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.

Prokuroria e posaçme antikorrupsion ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një kërkesë për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj Mediut. Në shkresën e depozituar Spak kërkon rinisjen e procesit gjyqësor me argumentin se nuk ka asnjë pengesë ligjore që ndalon procedimin penal ndaj ish ministrit.

 

Kërkesa për rinisje të hetimeve është depozituar pas një padie të bërë nga prindërit e 7-vjeçarit, Edison Durdaj, i cili humbi jetën teksa po lozte me biçikletë.

Reklamë

 

Lidhur me këtë ngjarje tragjike prokuroria mori aso kohe 29 të pandehur. Por sot asnjëri prej tyre nuk ndodhet në burg.

 

Ndër të akuzuarit kryesor ishte dhe ish-ministri i mbrojtjes Famtir Mediu. Ai  u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

 

Por gjykata e lartë vendosi pushimin e çështjes në vitin 2009 pasi Mediu u rizgjodh deputet në kuvend dhe nuk mund ta vazhdonte procedimin për shkak të imunitetit parlamentar.

 

Por me ndryshimet e bëra në kodin e procedurës penale në vitin 2017, gjykata tashmë ka mundësi që të rihapë çështjen.

 

Shpërthimi ndodhi në fabrikën e demontimin e armëve, në fshatin Gërdec të Vorës, duke lënë pas viktima dhe të plagosur e shtëpi të shkatërruara.

Më shumë video

Reklamë