Politikë
Tragjedia e 9 Janarit/ Meta: Të bëjmë gjithçka që të mos përsëritet

28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon në 9 Janar të vitit 2004.
Tragjedinë e përkujtoi këtë të shtunë presidenti Ilir Meta.
Ai përfitoi nga rasti për të bërë thirrje që të tilla ngjarje të mos përsëriten.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë. Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre”, tha Ilir Meta në “Facebook”.




