E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedia, arrestohen tekniku e menaxheri i fabrikës së çimentos në Elbasan

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Elbasanit ku një punetor humbi jetën dhe një tjeter u plagos gjatë punës në fabriken e çimentos, policia ka arrestuar menaxherin e firmës dhe një nga teknikët.

 

Reklamë

Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Gëzim Jaçellari, 65 vjeç , banues në këtë qytet me detyre teknik ndërtimi dhe shtetasin Gëzim Spaho, 66 vjeç, banues në Elbasan me detyre, menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë Fabrikës së Çimentos.

 

Ndrëkohë në gjendje të lirë janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë:

 

  • V. J., 54 vjeç, banues në Elbasan, ( inxhinjer)
  • M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan, (përgjegjës turni).

Arrestimi dhe proçedimi ndaj këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” për arsye se këta shtetas nuk kam zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Musa Sula 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, Elbasan si dhe është plagosur shtetasi Tomor Mjekerzaku 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë