Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar me pasojë 8 viktima.

Një automjet i mbushur me klandestinë në tentativë për t’i shpëtuar policisë përfundoi në anë të lumit Vjosa, dhe si pasojë  humbën jetën 7 emigrantë si dhe vetë drejtuesi i mjetit nga Shkodra.

Lexo edhe :

Related Posts

Drejtori i policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa: Rreth orës 2:20 të datës 2 në afërsi të Këlcyrës, patrulla këmbësore e stacionit të policisë në Këlcyrë, ka hasur një automjet i cili po vinte me një shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë në drejtim të qyteti të Përmetit. Patrulla e policisë e cila ishte në shërbim për kontrollin e territorit si dhe aksin “Përmet-Këlcyrë”, me automjetin e vet është përpjekur që të marrë në kontroll vizual automjetin deri në afërsi të vendit të ngjarjes.

Sipas policisë duke qenë se nuk kishte më asnjë shenjë nga automjeti i cili ishte ndjekur nga një patrullë, doli për të kontrolluar aksin rrugor, deri kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ku panë makinën në shtratin e lumit.

Ardian Çipa: Rreth orës 4 pa pesë duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla menjëherë ka lëvizur në drejtim të Përmetit, ka marrë kontakte nga qytetarë të ndryshëm nëse kishin parë një automjet të tillë. policia ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas kanë mundur të lokalizojë automjetin që ka rënë në afërsi të lumit Vjosa.

Dyshohet se nga  shpejtësia e lartë, deri në 200 km/h shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti u shkatërrua totalisht duke i bërë e pamundura shanset për mbijetesë.

Me mbërritjen e policisë në vendngjarje disa nga  trupat e pajetë u gjetën pak metra  larg, ndërsa pjesa tjetër ishin bllokuar në automjet.

Makina ku udhëtonin emigrantët, ishte marrë me qira në Shkodër , ndërsa policia  thotë se këto janë raste të  përsëritura në zonë, por fatkeqësisht ky i fundit përfundoi në tragjedi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *