E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Tragjedi rrugore/ Po ktheheshin nga pushimet, nënë e bir humbin jetën në aksident

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se një grua dhe një djalë, nënë e bir, kanë humbur jetën në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme.

Reklamë

Nënë e bir me prejardhje nga fshati Skifteraj i Vitisë, po ktheheshin nga pushimet, në Kosovë.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për humbjen e dy familjarëve të tyre.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit Haliti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë