E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedi në Vlorë, 2 persona humbin jetën

E diela e 21 janarit gdhiu si një ditë zie për familjen Hoxhallari në Vlorë. E zonja e shtëpisë, Selija 73 vjeçe dhe djali i saj Olsi 43 vjeç, u gjetën ta pajetë në një nga ambientet e shtëpisë që përdorej për gatim dhe ngrohje.

 

Dy trupat ishin djegur si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën gjatë orëve të para të mëngjesit. Nusja e djalit të shtëpisë lajmëroi zjarrfikëset që më pas gjetën edhe viktimat.

 

Reklamë

Familjarët dyshuan se shkak i zjarrit ishte bombola e gazit që ndodhej pranë sobës së druve.

 

Por ndryshe mendon policia. Pas ekspertizës së parë, në trupat e viktimave u vunë re plagë të shkaktuara nga dhuna.

 

E moshuara ka shenja ne fyt, ndërsa djali ka një te çare ne kokë. Hetuesit dyshojnë se autoret e mundshëm të krimit i kane vene zjarrin banesës per te fshehur gjurmët. Motive besohet të jetë grabitja, pasi Olsi Hoxhallari ishte emigrant në Greqi.

 

Policia ka shoqëruar disa te afërm te viktimave per t’i marre ne pyetje, nëse kjo familje ka pasur probleme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë