E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Turqi/ 14 të vdekur nga përmbysja e autobusit

Aksident me pasoja fatale në Turqi. 14 pasagjerë kanë humbur jetën për shkak se autobusi në të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në Balıkesir.

 

Mediat turke raportojnë gjithashtu se të lënduar kanë mbetur 18 udhëtarë.

 

Reklamë

Udhëtarët e plagosur po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitale, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë