E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në tempullin hindu, mbi 100 viktima

Nje ngjarje e rende ka tronditur shtetin e Indisë. Më shumë se 100 viktima janë shënuar në nje tempull hindu në rajonin jugor Kerala, ku një sasi e konsiderueshme fishekzjarrësh që do të përdoreshin për festivalin lokal te Vitit të Ri shpërthyen. Plasja e fishekzjarrëve u pasua nga një shpërthim masiv që solli dhe rrënimin e komplet tempullit. Krahas viktimave janë shënuar dhe të paktën 200 të lënduar. Pjesa më e madhe e tyre kanë djegie të rënda. Spitalet lokale janë te mbipopulluara me te lënduar, nje pjese e te cilëve shtrihen jashtë godinave. Kryeministri i vendit udhëtoi drejt zonës se goditur. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin. Festivali i Vitit te Ri ishte parashikuar te niste mëngjesin e kësaj te diele.

Vazhdo të lexosh

Reklamë