Subscribe

Ngjarje e rende mengjesin e kesaj te shtune ne Sarande. Nje adoleshent 17-vjec humbi jeten si pasoje e nje aksidenti ne vendin e punes, ne nje disko te njohur ne qytetin bregdetar.

 

Antonio Delilaj punonte si ndihmes-kamerier dhe rreth ores 01:15 ka shkuar te marre koli me uje ne bodrumin e diskos.

 

Mirepo teksa ka tentuar te marre ashensorin qe perdorej per furnizimin e biznesit, kavoja eshte shkeputur dhe e ka zene poshte.

 

Viktima jetonte ne fshatin Gjashte te Sarandes.

 

Policia arrestoi shtetasin Lulzim Allkushi i cili ka realizuar montimin e ashensorit.

 

Ne kerkim eshte shpallur pronari i biznesit Spiro Iljazi.

 

Njoftimi i policise

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *