Subscribe

Dy te vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në Rrugën e Kombit mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas policisë, rreth orës 02:30 në afērsi të Rubikut, makina e drejtuar nga Marsel Busho është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës ndersa per fat të keq dy pasagjerët kane gjetur vdekjen.

Denis Gjeta dhe Marius Çeça jane identifikuar si viktimat e ketij aksidenti tragjik.

 

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *