Tragjedi në Konispol, 69-vjeçari vret gruan! Djali e hedh nga shkallët, i moshuari humb jetën
Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte Konspolin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Shalës në banesën e familjes Islamaj.
Pas një konfliktit të çastit burri ka marrë sëpatën dhe ka goditur disa herë bashkëshorten Shano Islamaj. Gruaja pas goditjeve nga bashkëshorti i saj ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shumta.
Më pas 69-vjeçari është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klement Islamaj 40 vjeç. Ky i fundit gjatë përleshjes me të atin e ka shtyrë nga shkallët. Për pasojë Huso Islamaj ka gjetur vdekjen gjithashtu në banesën e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet. Blutë kanë arrestuar djalin e dy viktimave, ndërsa po punojnë për të zbardhur plotësisht motivet e krimit të rëndë.
Fqinjët jane shprehur të tronditur nga krimi i rëndë, ndërsa kanë konfirmuar se 69-vjeçari që masakroi gruan me sëpatë njihej si person problematik në fshat./vizionplus.tv




