E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Itali/ Vdesin 13 gra, zhduken 8 fëmijë

Tragjedi në Itali. Të paktën 13 gra kanë gjetur vdekjen dhe shumë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur nga fundosja e radhës e një barke me emigrante në brigjet e këtij vendi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur jo më shumë se 1 milje larg brigjeve të Lampeduses.

Reklamë

 

Nuk dihen ende arsyet e mbytjes se barkës me emigrante, por saktësohet se gjithsej në barke kanë qënë 50 emigrante. 13 gra kanë gjetur vdekjen, 22 persona të tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare italiane. Pjesa tjetër, të paktën 15 persona rezultojnë të zhdukur.

 

Bilanci mund të bëhet edhe më tragjik po të mendosh se të paktën 8 nga të zhdukurit janë fëmijë. Prokuroria e Agrigentos ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e kësaj tragjedisë dhe shpejtësine e reagimit të autoriteteve italiane.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë