Bota
Tragjedi në Itali, 30-vjeçari shqiptar bie nga skela 10 metra e lartë dhe humb jetën

Itali – Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi në San Severino.
Siç bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.
Reklamë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. 30-vjeçari nuk punonte në kantier, por kishte shkuar jashtë orarit të punës dhe ishte ngjitur në skelë.

Reklamë
Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e San Severinos./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




