Stuhia “Janos” ka shkaktuar zyrtarisht viktimën e parë në Greqi ndërsa dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Sipas njoftimit që dhanë zjarrëfikësit viktima e parë u regjistrua në fshatin Vasili të Farsala në rajonin e Thesalisë , ku një grua u gjend pa shenja jete, pasi nuk mund t’i shpëtonte tërbimit të natyrës.

 

Sipas burimeve lokale, fshatarët e tjerë, për të shpëtuar nga Janos dhe vëllimit të ujit që binte në zonë, u strehuan në kishë, ku gjetën strehëe shpëtim, shkruan Protothema.

 

Por situate ka qënë dramatike edhe në qytetin Karditsa, që u kthye në një liqen si pasojë e stuhisë së fuqishme.

“Janos” përfshiu gjithçka në rrugën e qytetit gjatë natës, duke lënë pas një imazh të shkatërrimit absolut.

 

Një grua 40 vjece në Mouzaki që injoroi thirrjet e autoriteteve duke lëvizur me makinë si dhe një fermer rezultojnë të zhdukur , mijëra hektarë të korra dhe fshatra janë “zhytur” në ujë, ndërsa shumë qytetarë ishin bllokuar në Karditsa pasi niveli I ujit shkon deri në gjysmë metri.

 

Më  shumë më tepër probleme u krijuan në qytetin e Trikala, pas thyerjes së digave që mbanin ujërat e lumit.

 

Sidoqoftë, problemet nuk janë të kufizuara atje, pasi e gjithë Komuna e Argitheas është pa energji elektrike, ndërsa në disa vendbanime ka një problem të furnizimit me ujë.

 

Më parë, për shkak të valës së fortë të motit të keq, ura “Balanou” në Mouzaki u shemb./ Protothema

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *