E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedi në Greqi, emigranti gjendet i pa jetë në frigoriferin e kamionit

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një emigrant është gjetur i pa jetë në një kamion. Sipas mediave vendase, kamioni ishte i përshtatur me frigorifer në temperatura mjaft të ulëta, teksa në të ndodheshin dy persona.

Kamioni kishte si destinacion final Italinë, teksa në pranga është vënë drejtuesi i mjetit.

Kamionët me frigoriferë që përdoren për transport ushqimesh apo produktesh të tjera janë shpesh një formë e përdorur nga persona që duan t’i shpëtojnë “syve” të policisë, teksa tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë