E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Tragjedi në brigjet e Marokut, humbin jetën 14 emigrantë

Ilustrim · Vizion Plus

Të paktën 14 persona vdiqën në brigjet e Marokut kur anija në të cilën ndodheshin u përmbys ndërsa përpiqej të arrinte në Ishujt Kanarie të Spanjës, tha një organizatë joqeveritare.

Rreth 58 persona ishin në bordin e varkës, tha organizata joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras. Të mbijetuarit u gjetën teksa mbaheshin në gomone.

Ishujt Kanarie, të vendosura në brigjet veriperëndimore të Afrikës, kanë parë një rritje të mprehtë të mbërritjeve me varka që transportojnë emigrantë të parregullt që nga fillimi i tetorit.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raporton se më shumë se 38,000 emigrantë nga Afrika kanë mbërritur në Ishujt Kanarie këtë vit.

Caminando Fronteras theksoi se të paktën 778 emigrantë humbën jetën në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, duke u përpjekur të bëjnë këtë kalim të rrezikshëm./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh