E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tragjedi në Berat/ 3 familjarë vdesin për një pus

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të enjte në Berat. Tre anëtarë të një familjeje, përkatësisht, babai, djali dhe nipi humbën jetën teksa ishin duke pastruar pusin në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Dyshnik. Mësohet se i pari që ka hyrë për të pastrua pusin ka qenë 77-vjeçari Kamber Hoxha, por më pas ka mbetur i bllokuar.

Për t’i ardhur në ndihmë, kanë shkuar djali Neimi, 46 vjeç, dhe nipi Gentiani, 45 vjeç. Por për fat të keq që të tre humbën jetën pasi u asfiksuan nga gazi.

Nga pusi u nxorën të pajetë Kamberi dhe Neimi, ndërsa Gentiani vdiq gjatë rrugës për në spital.

Më shumë video