E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Angli/ Babai dhe vajza e tij 10-vjeçare digjen brenda shtëpisë

Një baba dhe vajza e tij 10-vjeçare kanë gjetur vdekjen mëngjesin e kësaj të shtunes pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cottingham të Anglisë, ndërsa mësohet se ata që kanë njoftuar për zjarrin kanë qenë fqinjët e viktimave.

 

Reklamë

Mediat e huaja raportojnë se në shtëpi jetonin vetëm babai me vajzën e tij. Fqinjët po ashtu kanë treguar se babai, identiteti i të cilit nuk dihet ende, kishte hequr dorë nga puna pak vite më parë për t’u përqendruar totalisht tek vajza e tij.

 

Sipas policisë vendase, e mitura u transportua në spital, por ajo nuk arriti dot të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Fqinjët kanë rrëfyer se kanë dëgjuar të bërtitura dhe kanë parë tym të dilte nga shtëpia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë