Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë kontrollit, digjen...

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6 persona

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald Trump për...

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit, tensionet me...

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...

Tragjedi në Afrikën e Jugut/ Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 13 fëmijë

19 Janar 20:23

Një kamion dhe një minibus shkolle janë përplasur këtë të hënë, në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut, duke lënë të paktën 13 fëmijë të vdekur.

Associated Press shkruan se të paktën 11 nxënës kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital nga plagët e marra.

Mjeti privat po transportonte nxënës drejt shkollave fillore dhe të mesme në jugperëndim të Johannesburgut, kur incidenti ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit.

Dëshmitarët thanë se minibusi që mbante fëmijët po parakalonte automjete të ndaluara kur u përplas kokë më kokë me kamionin. Policia tha se ngjarja po hetohet dhe se shoferi i kamionit do të merret në pyetje.

Ministri i departamentit provincial të arsimit, Matome Chiloane, u tha gazetarëve se edhe shoferi i autobusit të shkollës do të hetohet për mundësinë e drejtimit të pakujdesshëm.

Shërbimet e emergjencës në Gauteng transportuan pesë pacientë në Spitalin Sebokeng, ndërsa dy të tjerë u dërguan në Spitalin Kopanong për kujdes të mëtejshëm mjekësor. Edhe shoferi i autobusit u plagos dhe ishte mes të dërguarve në spital.

Prindërit u panë duke qarë pa kontroll në vendin e aksidentit, ndërsa shërbimet e emergjencës po mblidhnin libra dhe materiale shkollore.

Presidenti Cyril Ramaphosa shprehu trishtimin e tij për humbjen e jetëve, duke thënë se autoritetet kombëtare dhe provinciale do t’u ofrojnë familjeve dhe shkollave mbështetjen e nevojshme psikosociale.

“Fëmijët tanë janë pasuria më e çmuar e kombit dhe ne duhet të bëjmë gjithçka, nga respektimi i rregullave të qarkullimit deri te cilësia e shërbimeve të transportit,” tha Ramaphosa.

Ministrja e arsimit bazë të vendit, Siviëe Gëarube, tha se shumë aksidente që përfshijnë transportin e nxënësve shkaktohen nga gabimet e shoferëve. Ajo gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të transportit të sigurojnë që mjetet e ngarkuara me transportin e fëmijëve të jenë të përshtatshme për qarkullim.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
13 femije Afrika e Jugut aksident Humbin jetën Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

më shumë...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do!

më shumë...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë në pikëpyetje armëpushimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

3:00

FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën...

2:53

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata...

2:40

Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i...

2:37

Goditja e rrjeteve të drogës, të arrestuarit...

2:08

Diaspora “nderon” Vetëvendosjen, partia e Kurtit shkon...

1:43

Shpërndante heroinë, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin, çfarë...

12:09

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për...

12:06

Mjekët: Kujdesuni për lëkurën! Ekspozimi i nishaneve...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.