Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA natën e Krishtlindjes.

 

Një banesë është përfshirë nga flakët , brenda së cilës ndodheshin edhe 5 anëtarë të një familje. Fatkeqësisht babai Eric King 41-vjeç dhe dy djemtë nuk arritën të shpëtojnë, ndërsa nëna dhe djali tjetër kanë arritur të dalin nga banesa.

 

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Policia dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, në banesën ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes.
Por për shkak të vështirësive dhe zjarrit të fortë, ekipet zjarrfikëse nuk arritën të shpëtonin të gjithë familjen.

 

Nëna dhe një nga djemtë që u shpëtuan kanë marrë plagë të lehta djegie dhe janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *