Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, në zonën e Andravidës në Ilia.

Familja shqiptare me 4 anëtarë, nëna, babai dhe dy fëmijët, 1 dhe 2 vjeç, është gjetur e masakruar me thikë. Trupat e pajetë u gjetën nga djali i madh i familjes, i cili nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi krimi.

Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore, por ishte tepër vonë.

Dyshohet se vrasja mund të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i parë i gruas, me të cilin kishte fëmijën 11 vjeç.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *