E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjedia e paparë në SHBA; I riu vrau 19 fëmijë në një shkollë

19 fëmijë dhe 2 të rritur. ky është bilanci tragjik i sulmit në në shtetin jugperëndimor të Teksasit, ku një 18- vjecar i armatosur më pushkë  hyri në ambientet e një shkollë fillore dhe qëllojë mbi fëmijët që ndodheshin aty.

 

Reklamë

Ngjarja u regjistrua në Uvalde, një qytet me 16,000 banorë. Autoritetet amerikane zbardhën të gjithë dinamikën e sulmit. Referuar medieve vendase autori fillimisht qëlloi gjyshen e tij, mori automjetin dhe u largua nga banesa.

 

Reklamë

Gjatë rrugës  ai u përplas me një  mjet tjetër e më pas u largua nga vendngjarja. 18-vjecari më pas arriti në shkollë  duke qëlluar nxënësit që ndodhëshin aty në atë moment.

 

Për ta neutralizuar situatën forcat e rendit qëlluan mbi atë, ndërsa agresori gjeti vdekjen e menjëhershme. Ende nuk është bërë i ditur shkaku që ka shtyrë të riun të kryejë këtë masakër.

 

Presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës , Joe Biden, në një postim në rrjetet sociale  shprehu ngushëllime familjeve të viktimave,teksa shtroi pyetjen  përse sulmet masive janë kaq të zakonshme në vend .

 

“Jam lodhur nga kjo gjë. Duhet të veprojmë” u shpreh kreu i shtëpisë së bardhë. Kjo është cilësuar si një nder ngjarjet më të rënda në shba një dekadën e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë