Ngjarja e rëndë që shokoi Shqipërinë këtë të martë me tërmetin e fortë që ka provokuar shumë viktima, ka nxjerre në pah një edhe nje element tjetër.

Forcën e jashtëzakonshme të shqiptarëve për tiu gjendur pranë njeri-tjetrit në këtë moment kritik.

Vec ndihmes konkrete nga shumë vende europiane, shqiptarët brenda vendit, në Kosovës, Maqedoni e Mal të Zi por edhe diaspore kanë ndërmarrë menjehere fushata për mbledhjen e ndihmave.

Qindra mijera euro, ushqime, veshmbathje etj, janë mbledhur në kohë rekord e po ashtu shumë vullnetare janë bërë bashkë për të qënë afër zonave të prekura nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *