46 shqiptare nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident tragjik në një autostradë 40 km larg Sofjes në Bullgari

 

. Në orët e para të kësaj të marte, autobusi me 53 udhëtarë po kthehej nga Stambolli dhe është shkrumbuar plotësisht, pasi u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

 

7 persona shpëtuan mrekullisht pasi arritën të dalin nga dritaret, ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

 

Mes viktimave janë identifikuar 12 fëmijë. Familja Jahi ka humbur tetë anëtarë të saj, 5 prej tyre të mitur, më e vogla është Belma shtatë vjeçe.

 

Drejtori i përgjithshëm i policisë bullgare Stanimir Stanev ka deklaruar se 50 pasagjerë kanë qenë me origjinë shqiptare, ndërsa dy shoferët ishin me origjinë maqedonase.

 

Familjarët e të aksidentuarve po qëndrojnë pranë agjencisë “Besa Trans” në pritje për të marrë informacion. Ata shprehen se e kanë mësuar lajmin në rrjetet sociale.

 

Deri më tani hetuesit dyshojnë se dy janë shkaqet që kanë dërguar në këtë aksident tragjik. E para ka të bëjë për një defekt teknik të mjetit dhe e dyta me përgjumjen e shoferit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *