Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se nga data 22 qershor ( e hënë) nisin zyrtarisht punën edhe tragetet për pasagjerët.

Ministri shtoi se përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu bëhet e ditur se levizja e pasagjereve me linjat e trageteve duhet të behet në përmbyshje të të gjitha rregullave që garantojnë sigurinë shëndetesore të gjithëkujt.

Për këtë arsye, Ministria tha se do të monitoroje të gjithë punën e trageteve në këtë drejtim.

Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit  duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.Në këtë situatë të re, përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë.Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë.Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e të gjitha masave si dhe planin e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *