Policia italiane ka zhvilluar një aksion të amdh anti-drogë në zonën e Bolognas ku janë ekzekutuar 14 masa arresti, 9 prej tyre në burg.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane të arrestuarit janë 9 shqiptarë, 3 italianë dhe 2 rumunë. Grupi merrej me shitjen me shumicë të lëndës narkotike të sjellë nga Shqipëria.

“Koka” e bandës është një shqiptar 40-vjeçar, i cili koordinonte grupin dhe lëvizte drogën në Bologna.

Sipas hetimeve në Bolonjë u zhvendosën 70 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej 2 milionë eurosh. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *