Djali i këngëtarit meksikan, Pepe Aguilar,  është arrestuar në Kaliforni për trafik njerëzish.

 

 

Doganierët amerikanë thonë se Jose Aguilar u arrestua nga agjentët federalë të cilët gjetën katër emigrantë të paligjshëm, nga Kina, në bagazhin e makinës së tij.

 

 

 

Avokati që përfaqëson Aguilar, Jeremy Warren, tha se rasti nuk kishte të bënte me këngëtarin e famshme.

 

 

 

“Jose Aguilar është një i ri i cili do të adresojë këtë çështje në gjykatë, jo me shtypin,” – tha ai.

 

 

Emigrantët janë shprehur se kanë paguar nga 3 mijë dollar, deri në 60 mijë.

 

 

Pepe Aguillar është një këngëtar shumë i famshëm ku ka fituar edhe 4 çmime Grammy dhe ka një yll në bulevardin e famshëm të  “Walk of Fame” në Hollywood.

 

 

 

                              

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *