E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafikonte kokainë nga Spanja drejt Italisë, arrestohet 48-vjeçari nga Elbasani

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale A.Ç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në muajin shkurt për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë