Një 28-vjeçare shqiptare është dënuar me 7 vite burg në Britani, për përfshirje në një organizatë trafiku të kokainës.

 

Sipas mediave britanike, shqiptarja Marsela Kreka, e cila përdorte gjithashtu emrin Maria Danciu,(identitet rumun) u kap me 1 kilogramë kokainë në makinën e saj dhe provat e gjetura nga autoritetet britanike tregonin se ishte e përfshirë në shpërndarje droge gjatë periudhës 27 Maj 2016 deri më 2 Qershor 2016. Gjatë asaj kohe ajo u kap bashkë me partnerin e saj shqiptarin Artan Markaj.

 

Në korrik të 2017-es, 28 vjeçarja u shpall fajtore për akuzën e shpërndarjes së kokainës dhe atë të posedimit të një karte identiteti false. Ndërsa u dënua me 8 vjet burg.

 

Ndërkaq, dënimi u rishikua më 28 Mars të këtij viti, pasi Gjykata e Apelit vendosi se shkalla e parë kishte bërë gabime në drejtimin e jurisë. Kjo erdhi pasi Kreka pretendoi se kishte qenë viktimë e trafikut njerëzor.

 

Pas ankesës së shqiptares u kërkua rigjykim i saj sepse nuk u gjet asnjë dëshmi mbi pretendimet se 28-vjeçarja kishte qenë viktimë e trakimit të qenieve njerëzore. Ajo u dënua me 7 vite burg për trafik kokaine dhe falsifikim te dokumenteve të identitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *