Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi trafikonte armë zjarri. Po ashtu janë ndaluar dhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët e zjarrit, 31-vjeçarit.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin R. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit A. Sh., 24 vjeç, dhe M. B., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit A. Sh., dhe M. B., siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin shtetasit R. C., dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak”, njofton policia.