Subscribe

Dy persona u arrestuan në flagrancë dhe një tjetër u shpall në kërkim nga policia e Lezhës pasi trafikonin mina me telekomandë.

 

Personat e arrestuar janë një 23 vjeçar me inicialet A.L. si dhe një vajzë 21 vjeçare me inicialet A.E. të dy banues në Vlorë.

 

Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

 

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, po banues në Vlorë.

 

Sipas policisë 27 vjeçari ka qenë i dënuar më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *